Elton Sefa, që vrau shefin në vendin e punës ëhstë dënuar me burgim të përjetshëm. I riu nga Durrësi ka vrarë në vitin 2018 John Uooduardin.
Sipërmarrësi anglez ishte viktimë e një sulmi brutal nga punëtori i tij, me origjinë nga Shqipëria, shkruajnë mediat britanike. Ai u gjet nga kolegët me plagë në kokë të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe sende të forta. Dënimi për vrasësin 24-vjeçar u dha të enjten.
Familja e Elton Sefës kishte paguar 10 mijë paund për ta dërguar në Britaninë e Madhe për të gjetur punë disa muaj para ngjarjes së rëndë. I riu kishte shkuar me identitet italian të vjedhur në mënyrë që të fitonte punë në ndërtim.
Mirëpo, më 17 prill u shkatërrua çdo gjë, kur Sefa e vrau shefin e tij të punës. Ai e goditi fillimisht shefin me thikë në qafë, por pa i shkaktuar vdekjen. Ajo që i mori jetën britanikut ishte një goditje në kokë me shtizë hekuri.
© SYRI.net