Tashmë është zbuluar identiteti i viktimës që humbi jetën ditën e sotme në plazhin e Pish Poros në Fier. Ai është Fiqiri Rexhepi 60 vjeç dhe pavarësisht ndihmës së parë që iu dha nuk ka mundur të shpëtojë.
Ndërkohë që në gjendje të rëndë për jetën ndodhet Arben Alizoti, 47 vjeç. Pishë Poro, Darëzezë
60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.