Ministria e Punëve të Brendshme ka gjatë ditës së sotme ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e makinës së policisë, ku si pasojë u lënduan tre policë. Nga MPB njoftojnë se aksidenti ka ndodhur pas përplasjes me një makinë të tipit Mitsubishi Spacestar.
“Më 10.07.2021 në ora 03:37 në Shkup, respektivisht në kryqëzimin mes Rrugës “Franklin Roosevelt” me Rrugën “Orce Nikollov” ka ndodhur aksident trafiku midis një automjeti “Skoda Yeti” nën pronësi të Ministrisë së Brendshme, që po drejtohej K.N . dhe makinës “Mitsubishi Spejster” me targa të Shkupit, që po drejtohej nga V.A. (41) nga Shkupi.
Drejtuesi (punonjës i MPB-së) i automjetit “Skoda Yeti” dhe dy pasagjerë (oficerë policie) të të njëjtit automjet janë lënduar gjatë aksidentit, pas çka u është dhënë ndihmë mjekësore në Klinikën “Nënë Tereza””, njoftojnë nga MPB.