Ani pse kanë kaluar 18 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë në publikun kosovarë dhe në atë serbë nuk është duke folur për gazetarët e zhdukur dhe të vrarë.
Gazetarë serbë ishin në mesin e viktimave të krimeve të luftës, ndërsa ata shqiptarë viktima të spastrimeve politike.
E përbashkëta e gazetarëve shqiptarë dhe atyre serbë është se hetimet nuk kanë përfunduar dhe as që janë zbuluar autorët e krimit.
Rreth kësaj çështjeje në “Insajder pa kufizim”, një projekt i përbashkët i produksionit “Insajder” dhe Radios Evropa e Lirë flet presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Ky dokumentar do të transmetohet nesër në televizionin N1.