Gjuriq kërcënon: Serbët vetë do të krijojnë Asociacionin, nëse…

Nëse javët e ardhshme nuk do të ketë hapa konkret drejt krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, përfaqësuesit serbë do të krijojnë vetë Asociacionin në Kosovë qysh në fillim të vitit 2017.

Kjo u bë e ditur nga Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Ai u tha gazetarëve, se në takimin e sotëm mes kryeministrit Aleksandër Vuçiq me përfaqësuesve serbë të Kosovës, është diskutuar edhe formimi i AKS-së.

“Ne do ta lusim askënd për zbatimin e asaj që është nënshkruar si marrëveshje. Nëse, në javët e ardhshme nuk do të ketë hapa konkret drejt krijimit të AKS-së, përfaqësuesit serbë do të bien dakord për të formuar atë vetëm në fillim të 2017”, ka thënë Gjuriq.

Sipas tij, serbët do të krijojnë AKS-në pasi ajo do të ketë juridiksion për të krijuar institucione që duhet të jenë parakusht për mbijetesën dhe ruajtjen e popullit serb në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme