“Isa Mustafa sot paska thënë që e ka duruar deri tash ministrin Mariq, veç pse është serb.
Në fakt, gjatë tërë qeverisjes së tij ai duroi shumë:
– E duroi Listën Serbe në cënim të sovranitetit, veç pse është e Vuqiçit,
– E duroi Kadri Veselin që sipas tij i ka duart me gjak, veç pse ai është shef i SHIK-ut,
– E duroi Hashim Thaçin president, veç për me mbetë vetë kryeministër,
– I duroi djemt e tij me marrë tendera të shtetit dhe terminale, veç pse i ka djem,
– E duroi Margarita Kadriun me marrë terminal, veç pse ajo ia ka bë Thaçin President,
– E duroi murin në Mitrovicë, vetëm pse e ndërtuan strukturat paralele të Serbisë…
Ky është kryeministër impotent, që duron gjithçka vetëm për të mbetur kryeministër.
Por durimi i tij është bërë i padurueshëm. Viti 2017 do të jetë vit i padurimit qytetar me durimin rrënues të Isa Mustafës”, ka shkruar sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj në rrjetin e tij social.