Berat Buzhala “kthehet kah Kibla”, sqarohet për shkrimin ku akuzoi shqiptarët pa fakte

Nje sqarim i rendesishem per miqte e mi,

Po e shoh qe eshte rritur numri i atyre qe po me sulmojne per nje shkrim timin lidhur me dy shqiptaret e arrestuar – pastaj te liruar – ne Gjermani, per dyshime per terrorizem.

Meqe ata u liruan, tash filluan sulmet, pse une i kam quajtur jashteqitje e kombit. Askush nuk deshiron te degjoje per faktin se per cfare arsye, ata dy shqiptare, kushdo qofshin ata, kane qene nen percjelljen e policise? Ata sigurisht qe nuk paskan qene te perfshire ne rastin konkret, por per policine ata jane persona te dyshimte ne pergjithesi.

Megjithate, shkrimi im “Turp e faqja e zeze” nuk kishte te bente me rastin specifik. Sepse me nje rast, pra nese vec dy shqiptare, sado flagrant te kete qene ai, nuk do te leshohesha ne pergjithesime. Nuk do te turperoheshim si shqiptare, nese dy, pese ose dhjete veta do te beheshin pjese e aktiviteteve terroriste.

Kontributi jone per terrorizem eshte shume me i madh se sa kaq. Po flasim per qindra terroriste ne Siri dhe kushedi sa te tjere ne perendim, e gjithashtu edhe ne Kosove. Dy me pak, ose dy me shume, nuk e zbehin e as nuk e forcojne kete reputacion tonin, sepse ne jemi me kembe e me kry te perfshire ne terrorizem. Reputacionin e Kosoves as nuk e mbrojme e as nuk e shemtojme me shkrime. Ata e mbrojme ose e shemtojme me veprime.

Ideja e shkrimit – qe po besoj ka ngelur i palexuar ne mase te madhe – nuk kishte te bente me dy shqiptaret e arrestuar ne Gjermani. Ishte krejtesisht i lidhur me frymen qe ka dominuar ne Kosove per nje dekade e gjysme, ku ishte ngjizur, ose ku ishte toleruar, nje forme tjeter e islamit.

Kete sqarim po e bej per miqte e mi, e jo per aleatet e terroristeve ne rrjetet sociale.

Sic edhe mund ta dini, qasja ime ndaj religjionit ka qene krejtesisht e paanshme. E kam kritikuar ashper Ipeshkvine e Kosoves per Kishen ne Llapushnik, per konvertimet publike, per abuzimet financiare. Nese Kisha ne cfaredo forme do te leshohej ne rekrutime ushtarake, pa dyshim qe do ta trajtoja edhe kete ceshtje me rigorozitet te madh.

Njejte e kam trajtuar edhe Bashkesine Islame te Kosoves, posacerisht eksponentet radikal brenda saj.

Harrojeni qe do te heshte per tema publike – ose qe keni me ma imponu heshtjen – vec pse une i takoj nje religjioni, ose nje tjetri. As nuk do te bej balanca artificiale.

Veten parasegjithash e konsideroj gazetar, me te drejte te pamohueshme me u marre me te gjitha temat e mundshme. Asnje teme nuk eshte tabu per mu. Ne momentin qe e shoh qe ka tema per te cilat une nuk ben te shkruaj, atehere terhiqem prej gazetarise dhe merrem ose me bujqesi, ose e leshoj Kosoven krejtesisht. Une mund te bej gabime profesionale, por asnjehere qellimkeqija.

E kam thene edhe here te tjera: jam rritur ne nje ambient tolerant sa i perket religjionit. Dhe ai standard do te jete per mua kriteri i vetem per ta trajtuar ceshtjen e religjionit.

Berat Buzhala

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme