Hyseni: Policia e Kosovës, më e mira në Ballkan

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se viti që po lëmë pas do të shquhet për të arriturat e shumta që ka shënuar kjo Ministri dhe të gjitha departamentet dhe agjencionet përkatëse.

Hyseni në konferencën e fundit për këtë vit tha se Policia e Kosovës gjatë këtij viti ka zhvilluar mbi 900 operacione të ndryshme disa nga ato shumë komplekse, por absolutisht të suksesshme, transmeton kosovapress.

Hyseni tha se Policia ka goditur mbi 30 grupe kriminale dhe ka ushtruar mbi 1 mijë kallëzime penale.

Sipas Hysenit, Agjencia e Forenzikës ka bërë 4 mijë e 50 ekspertiza forenzike dhe ka akredituar sipas standardeve 50 laboratorë të saj.

Ndërsa, në fushën e terrorizimit, Hyseni tha se janë arrestuar 33 persona dhe janë ngritur 30 kallëzime penale ndaj 78 individëve.

Policia e Kosovës, sipas ministrit Hyseni, “është më e mira në Ballkan, më e trajnuara dhe nuk do të lejohet që ndonjë individ të përlyejë imazhin e mirë të Policisë së Kosovës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme