Lladrovci të enjten merr detyrën e re

Ramiz Lladrovci, fituesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit, të enjten merr detyrën e re në drejtimin e komunës.

Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Drenasit, e cila ka ftuar mediat e shkruara dhe elektronike të marrin pjesë në mbledhjen inauguruese në dhënien e betimit të kryetarit të ri të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Betimi i Kryetarit të Komunës do të bëhet me datën 29.12.2016 (e enjte ) duke filluar në ora 13:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës (objekti i ri i Komunës, kati përdhesë)”, thuhet në këtë njoftim.

Lladrovci ia doli të fitonte zgjedhjet në këtë komunë vetëm pas raundit të dytë të balotazhit kundër kandidatit të Nismës për Kosovën, Isa Xhemajli. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë u zhvilluan pasi kryetarit të deritashëm të Drenasit, Nexhat Demaku, Gjykata e Apelit ia vërtetoi dënimin me tre vjet burgim në rastin “Drenica 2”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme