Kompania kampione me tenderë, dyshohet për korrupsion

Një kompani që ofron shërbime teknologjike ka fituar 14 tenderë brenda 4 muajve në komunën e Dragashit, raporton KTV.

Kompania fitoi tender vetëm një javë pasi u themelua. Ndonëse tenderët janë në vlerë të vogël, opozita dyshon për korrupsion, sepse thotë se pronarët e kompanisë janë të afërt të sheshit të administratës në komunë.

E regjistruar si biznes më 7 mars të këtij viti, kompania “Lendita Kamberi” që mban emrin e pronares, ka fituar 14 tenderë deri më 13 qershor nga komuna e Dragashit.

Kjo kompani ka marrë tenderë pothuajse çdo javë ndonëse të vegjël dhe shuma e tyre arrin deri në 8 mijë e 633 euro.

Kjo kompani ka marrë këta tenderë për sistem të vëzhgimit të shkollave, si dhe kryerjen e disa punëve të teknologjisë informative.

Opozita thotë se kjo kompani po i merr të gjithë tenderët për shkak së bashkëshorti i pronares, është i familjar i shefit të administratës së Komunës së Dragashit, Avni Nebihut.

Shefi i administratës së Komunës së Dragashit, Avni Nebihu, nuk ka pranuar të flasë për KTV-në, duke thënë se ka punë të tjera.

Po ashtu, thirrjeve nuk u është përgjigjur as pronarja që ka fituar tenderët.

Kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi, ka refuzuar të përgjigjet, por nënkryetari Selami Saiti, ka sqaruar rrjedhën e procedurave.

Sipas opozitës, përveç pajisjeve teknologjike, Komuna e Dragashit po ashtu ka blerë nga e njëjta kompani edhe kupa dhe medalje për turne të ndryshme./Koha.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme