Gjykata e Apelit ka publikuar rastet më specifike të cilat i ka shqyrtuar gjatë këtij viti.
Anulimi i dënimit me burgim të përjetshëm për dy persona, të dënuar për vrasje të rëndë, vërtetimi i dënimeve në rastin Medikus, rivendosja për rastin Apex dhe vërtetimi aktgjykues për rastin Kleçka, janë cilësuar si më sfidueset.
Raste tjera të vlerësuara si të zorshme janë edhe vendimi për rastin Drenica 1 dhe 2, vërtetimi i dënimeve për të dyshuarit për vepra terroriste, si dhe rasti i arbitrazhit, i këtij muaji.