Nga një sulm terrorist që ndodhi në qytetin Xinjiang të Kinës u vranë dy persona. Kështu ka njoftuar Ministria e Sigurisë Publike
Sulmi ka ndodhur rreth orës 4:50 minuta në afërsi të parkut të selisë së partisë komuniste. Vetura bombë kishte shpërthyer në afërsi të parkut, ku mbetën të vdekur 2 persona, shkruan RT, transmeton Express.
Nga ky sulm u lënduan edhe 3 persona të tjerë.
Ministria thotë se të përfshirë në këtë sulm ishin tre persona.