Këshilltarët e Këshillit të komunës së Strugës, në seancën e 51 të Këshillit, ndër pikat e rendit të ditës, kishin edhe Propozim Buxhetin për vitin 2017, njofton agjencia e lajmeve INA.
Propozim Buxheti për vitin 2017 i komunës së Strugës është 14.088.772 euro (873.503.900 den), që krahasuar me vitin e kaluar kur Buxheti ishte 14.757.209 euro, ose (914.947.000 den), sivjet është më i ulët për -4.53%.
Sipas propozimit për miratim të Buxhetit, të ndarë sipas zërave të kapitujve kryesor rezulton se Buxheti themelor është 395.031.000 denar; aktivitetet vetëfinancuese 14.062.000 denar; dotacionet 459.692.000 denar dhe nga donacionet 4.718.900 denar.
Sipas zërave:
- Këshilli i komunës së Strugës planifikon 10.606.000 denar – 0.47 % në krahasim me vitin e kaluar (2016-10.656.000)
- Kryetari 8.731.000 denar, -8.77% më pak se vitin e kaluar (2016-.9.570.000)
- Administrata 135.560.000, +1.63% më shumë se vitin e kaluar ( 2016-133.390.000)
- Shpenzimet kapitale, 25.200.000, +26% më shumë se vitin e kaluar (2016-20.000.000)
- Turizmi, 2.000.000, +122.22% më shumë se vitin e kaluar (2016-900.000)
- Mirëmbajtja e rrugëve dhe rrugicave, 17.000.000, +30.77% më shumë se vitin e kaluar (2016-13.000.000)
- Manifestimet kulturore, 3.000.000, -33.33% më pak se vitin e kaluar (2016-4.500.000)
- Sport dhe rekreacion, 1.000.000, -66.67% më pak se vitin e kaluar (2016-3.000.000).
Siç shihet nga zërat e propozuara dhe të miratuara të Buxhetit për vitin 2017, disa pozicione dhe disa zëra kanë rritje, siç janë: administrate (+1.63%); shpenzimet kapitale (+26%); dhe turizmi që shënon rritjen më të madhe këtë vit (+122.22% dhe mirëmbajtja e rrugëve e rrugicave (+30.77%), ndërsa disa zëra kanë ulje të mjeteve buxhetore, siç janë: Këshilli i komunës (-0.47%); kryetari i komunës (-8.77%); manifestimet kulturore (-33.33%) dhe më së shumti ka ulje në zërin për sport dhe rekreacion (-66.67%).