Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është telefonuar nga homolgou i tij kroat, Andrej Plenkoviq lidhur me aksidentin e sotëm të autobusit kosovar në Kroaci, si pasojë e të cilit mbetën të vdekur 10 persona e 45 të lënduar.
Kurti ka thënë në një postim në Twitter, se Plenkoviqi e ka siguruar atë së janë duke u ndërmarrë të gjitha masat që të shpëtohen jetët e të lënduarve.
“Kam pranuar një thirrje telefonike nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic i cili më siguroi se janë ndërmarrë të gjitha masat për të bërë maksimumin që të shpëtohen jetët e atyre që kanë pësuar lëndime serioze dhe për tu përkujdesur për të plagosurit. Falënderoj autoritetet kroate për përgjigjen e tyre të shpejtë”, ka shkruar Kurti.
© KOHA.