Deputeti Petro Koçi pas dëshmisë për më shumë se një orë në SPAK deklaroi përpara medias se nuk do të heqë dorë nga denoncimet mbi influencën e botës së krimit për tenderat në bashkinë e Fierit.
“Ju e dini që ka pasur lidhje të konsoliduara me politikën. Sigurisht që unë për rastet që kam denoncuar edhe konkretisht i ripërmenda për të theksuar që kam një vullnet të palëkundur për të bashkëpunuar me drejtësinë” tha ai.
SPAK është i lirë dhe i detyruar nga ligji të veprojë ndaj kujtdo që ka shkelur ligjin dhe bashkëpunon me krimin. Unë nuk jam as prokuror, as gjyqtar, dhe as në Policinë e Shtetit, por kam një përvojë si ish-ministër i Rendit dhe për të gjitha këto që fola jam shumë i bindur. Unë nuk jam hetues që të kërkoj dokumente konkrete dhe të jap emra. Fakti që njerëzit e kësaj bote hyjnë më kollaj në punë se njerëzit e thjeshtë, tregon se janë më influentë”, tha Koçi.
© SYRI.net