Gjatë konferencës përmbyllëse në Komunën e Prishtinës ka folur Drejtori për Infrastrukturë i kësaj komune, Hysen Durmishi, i cili akuzoi qeverinë që nuk i ka dhënë fonde kësaj të fundit vetëm sepse është nën udhëheqjen e Vetëvendosjes.
“Jemi komuna e vetme që qeveria nuk na ka ndihmuar fare me projekte. Ministria e infrastrukturës nuk e ka investuar asnjë cent në Prishtinë, vetëm pse Vetëvendosje është në krye të Prishtinës” ka thënë Durmishi.
Ndër të tjera ai bëri të ditur që drejtoria e infrastruktures ka shpenzuar 98% të buxhetit të paraparë për vitin 2016, janë shtuar 84.10 km rrugë, 163.000 m2 kubëza betoni, 37.000 trotuare si dhe 505 mijë m janë bërë me ndriçim publik,.