Lladrovci betohet si kryetar i Drenasit

Ramiz Lladrovci ka bërë betimin sot për kryetar të Drenasit.

Me rastin e marrjes së detyrës Lladrovci u zotua se do të realizojë të gjitha premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore.

Lladrovci më tej shtoi se premtimet të cilat i ka bërë gjatë fushatës kanë qenë dhe kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarëve të Drenasit.

Ramiz Lladrovci ka fituar garën për kryetar të Drenasit. Zgjedhjet për kryetar janë mbajtur më 4 dhjetor, ndërsa në raundin e dytë që u mbaj më 18 dhjetor Lladrovci fitoi shumicën e votave karshi kandidatit të Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme