Flakët gjigande të zjarrit kanë përfshirë fushën e plehrave të Fierit. Zjarri ende nuk është shuar, ndërkohë asnjë masë nuk është ndërmarrë nga strukturat përkatëse.
Zjarri ka rënë në fushën e plehrave te “Vija e Ngjalës”, pika ku grumbullohen të gjithë mbeturinat e qytetit.
Zjarri ka bërë që i gjithë qyteti të pushtohet nga tymi dhe bloza, duke shkaktuar dëm mjedisor dhe duke rrezikuar shëndetin e banorëve të zonës.