Mexhiti: Çairi po shndërrohet në qytet universitar

Nënkryetari i BDI-së, njëherësh kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka thënë se Universiteti Nënë Tereza në Shkup, jo vetëm për qytetarët e Komunës së Çairit por për çdo shqiptar, “është një projekt shumë i rëndësishëm”.

“Dhe thënë më konkretisht për Komunën e Çairit ky projekt ka për synim që Çairin ta shndërroj në qytet të studentëve me koncentrimin e disa universiteteve në territorin e Komunës së Çairit, ku tanimë funksionojnë disa universitete. Ky universitet, Çairin e shndërron në një qytet të frekuentuar në zemër të Shkupit, pra në qytet të studentëve dhe mendoj se kjo do të ofron përfitime të shumta. Kështu që projekti hap një perspektive krejtësisht të re jo vetëm për qytetarët e Shkupit por edhe për shqiptarët e Maqedonisë në përgjithësi.

Thjesht mund ta quaj se është një ndër fitoret më të mëdha të shqiptarëve pas vitit 2001 luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, zyrtarizimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe konsideroj se kjo është fitorja e tretë më e shënuar e shqiptarëve në Maqedoni”

Sipas tij, vizioni i Ali Ahmetit dhe politikat e BDI-së kanë bërë një revolucion në qytetin e Shkupit. Madje shton ai, duhet të ngelemi të habitur për hapjen e Universitetit ‘Nënë Tereza’, sepse në të kaluarën është dashur të bien viktima dhe dëshmorë, të ketë trazira të mëdha ku kishte me dhjetëra e qindra njerëz të burgosur dhe të rrahur krejt kjo për ta arritur avancimin e çështjes shqiptare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme