Derisa Shqipëria dhe disa vende tjera evropiane si Turqia e Greqia po luftojnë me zjarret prej disa ditësh, sot në Kosovë janë paraqitur disa vatra zjarri.
Një zonë prej 200 hektarësh, e cila është shumica me shkurre dhe një pjesë e malit është kapluar nga flakët nga Suharekë, që në orët e para të ditës.
Vatra zjarri janë raportuar edhe në Koshtovë të Vllahisë në Mitrovicë. Nga disa pamje shihet se zjarri ka përfshirë male dhe toka bujqësore.
© SYRI.net