Turqia prej gati një jave po lufton për shuarjen e vatrave masive të zjarrit që kanë përfshirë vendin. Mediat e huaja shkruajnë se për shkak të flakëve qielli në territorin turk është bërë i kuq dhe turistët kanë filluar që të largohen me varka nga deti.
Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve Bekir Pakdemirli ka bërë me dije se 119 nga 125 vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer në 32 provinca që prej 28 korrikut janë shuar ose janë marrë në kontroll, por 7 vatra të tjera vijojnë.
Ndërkohë deri më tani si pasojë e flakëve të zjarrit kanë humbur jetën 8 persona. Ndërkaq hotelet kanë mbyllur dyert dhe turistët janë evakuuar nga Bodrumi dhe Marmaris me varka private duke arritur të shpëtojnë nga flakët të cilët u afruan bregut.