Është një kohë mjaft e gjatë që kur Samsungu kishte lansuar së fundmi një tablet me sistem operativ Windows.
Sipas raporteve nga Sammobile dy tableta të rinj gjiganti i teknologjisë do të lansojë në një ndër ngjarjet më të rëndësishme të teknologjisë “Consumer Electronics Shoë 2017”, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Las Vegas, transmeton Koha.net.
Deri më tani nuk ka shumë informacione rreth këtyre tabletave, përveç se kanë Windows 10.
Tabletat SM-W720 dhe SM-W620 pritet të lansohen në CES 2017.
SM-W720 raportohet se është pasardhës i Galaxy TabPro S (SM-W700). Kurse SM-W620 spekulohet se do të jetë më i vogël se SM-W720.