NJIHUNI ME TELEFONIN MË TË RI ME DY BATERI (VIDEO)

Kompania e njohur kineze Gionee ka lansuar zyrtarisht smartfonin e saj të ri të quajtur M2017. E veçanta te ky Gionee M2017 është se ai vjen me dy bateri të cilat kanë kapacitet nga 3500 mAh, që i bie se në total ka kapacitet prej 7000 mAh. Kompania thotë se me një mbushje të baterisë (apo baterive) mund të flisni pothuajse 32 orë dhe mund të shikoni video pa ndërprerë deri në 26 orë, apo përdorim mesatar disa ditor. Sa i përket specifikave tjera, ky smartfon vjen me ekran të lakuar HD AMOLED 5.7-inç me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselë, procesor Snapdragon 653 SoC, 6 gigabajt RAM memorie dhe memorie të brendshme në dy versione: me 128 dhe 256 gigabajt. Gionee M2017 nuk ka hapësirë për kartelën microSD e as portin 3.5 mm për kufjet.Sa i përket kamerës, M2017 vjen me dy kamera kryesore (12 + 13 megapikselë) dhe kamerën e përparme prej 8 megapikselë. Gionee M2017 vjen me dimensione prej 155.2 x 77.6 x 10.78 mm, peshon 238 gramë, si dhe punon me sistemin operativ Android Marshmallow 6.0 me ndërfaqen e përdoruesit Amigo 3.5 UI. Po ashtu, M2017 ka edhe sensor për gishtërinj. Kur modeli M2017 do të dali në shitje në Kinë më 6 janar, çmimi i tij pritet të jetë nga rreth 1000 dollarë për versionin me 128GB ndërsa versioni me 256GB hapësirë të brendshme do të kushtojë deri në rreth 2450 dollarë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme