Prefekti i qytetit Simitli, Apostol Apostolov dhe kryetari I këshillit komunal, Vlladimir Hristov, mbrëmë në kufirin me Maqedoninë e Veriut e kontrolluan gjendjen me zjarrin mes Dellçevës dhe Pehçevës dhe u koordinuan për aktivitetet e nevojshme për ndaljen e tij në territorin bullgar.
Sipas Apostollovit, situate është mjaft serioze, ndërsa era e fuqishme që po fryn në rajonin e kufirit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, plotësisht po e vështirëson situatën. Ai tha se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Maqedoni të Veriut, si dhe me zjarrfikëit nga Bllagoevgradi, të përfshirë në shuarjen e zjarrit.
Apostollov thotë se Maqedonia e Veriut është organizuar, ka mjaft njerëz në terren, si dhe helikopterë, por për momentin zjarri nuk mund të ndalet. Sipas informatave me të cilat disponon prefekti I komunës bullgare Simitli, zjarri I ka kapluar fshatrat Negrevo dhe Carnik.
Kryesia e Komunës Simitli u bëri thirrje qytetarëve të cilët jetojnë në lagjet e larta në qytet, në afërsi me kufirin me Maqedoninë e Veriut, të jenë sa më të kujdesshëm dhe nëse nevojitet, të evakuohen nga qyteti.
Lajmi për zjarrin në Maqedoni të Veriut është lajm qendror për mediumet bullgare, të cilat përkujtojnë se vendi I tyre po I ndihmon qyteteve Pehçevë dhe Dellçevë në shtetin fqinj.