Kryeministri bullgar, Janev: Dërguam ekipet e zjarrfikësve me qëllim në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri teknik i Bullgarisë, Stefan Janev, komentoi vendimin për të dërguar njësi zjarrfikëse në Maqedoninë e Veriut për të shuar zjarret në Pehçevë dhe Dellçevë.

Janev tha se një vendim i tillë u mor qëllimisht, sepse zjarret mund të përhapet në territorin e Bullgarisë, ndërsa banorët në qytetet e afërta tashmë mund të nuhasnin tymin.

“Ne me qëllim morëm një vendim dhe dërguam ekipe nga brigada jonë e zjarrfikësve në Maqedoninë e Veriut, sepse analiza jonë tregoi se zjarri mund të arrijë në kufirin tonë, gjë që është një fakt. Nëse dikush ka ndonjë dyshim, le t’i pyesë banorët e Blagoevgrad dhe fshatrat fqinjë se çfarë lloj tymi po thithnin dje dhe si ndiheshin”, tha Janev.

Ky reagim vjen pasi Slavi Trifunov nga “Ka një popull të tillë” kërkoi tërheqjen e njësive të zjarrfikësve, sepse në Bullgari kishte zjarre që duhej të ishin lokalizuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme