Një grua në Prishtinë ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj dhe nga aty kanë vjedhur para e stoli ari.
Policia njofton se rasti po hetohet.
Njoftimi i plotë i policisë:
VJEDHJE E RËNDË & KANOSJE/ Prishtinë 14.08.2021-(NN). Viktima femër kosovare, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në banesën e saj dhe nga aty kanë vjedhur një shumë parash dhe stoli ari. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet.