Erdogan: Evropianët të marrin përgjegjësitë për afganët, Turqia s’është “depo e refugjatëve”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u ka bërë thirrje vendeve të tjera evropiane që të marrin përgjegjësinë për afganët që ikin nga Talibanët, duke paralajmëruar se Turqia nuk ka asnjë detyrim të jetë “depo e refugjatëve në Evropë”.

“Evropa, e cila është bërë qendra tërheqëse për miliona njerëz, nuk mund të qëndrojë jashtë këtij problemi duke mbyllur kufijtë e saj vetëm për të mbrojtur mirëqenien e qytetarëve të saj. Me këtë qëndrim, Evropa po u kthen shpinën vlerave njerëzore”, tha Erdogan.

Presidenti turk tha më tej se nëse është e nevojshme Turqia do të jetë e hapur për takim me qeverinë që do të formohet nga Talibanët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme