Babai i Xhuljano Bullarit lajmin se 25-vjeçari që u gjet i vrarë brenda në makinë në Babicë të Vlorës është djali i tij e ka marrë vesh LIVE. Në ankth dhe me zemrën e ngrirë, i ati i të riut lajmin e kobshëm e dëgjoi teksa gazetari Enriko Gabaj po raportonte LIVE për SyriTv mesditën e sotme përpara drejtorisë së Policisë së Vlorës. “Boooo!!! Mosss” dëgjohen fjalët e tij që përplas telefonin dhe largohet duke qarë me duart në kokë.
Babai i viktimës është shprehur për grupin hetimor se nuk ishin në dijeni se djali kishte konflikte.
“Djali është larguar nga shtëpia në Babrru të Tiranës rreth orës 18.00- 19.00 pasdite si zakonisht për të pirë kafe. Nuk dinim të kishte konflikte, priste të ikte në Gjermani te vëllai, pasi donte të largohej nga Shqipëria.
Identifikimi i viktimës është bërë nga nëna e tij, në morgun e qytetit të Vlorës. Sipas të njëjtave burime nga grupi hetimor, “25-vjeçari nuk e ka pritur goditjen, gjykuar nga pozicioni”.
Kjo ngre dyshime se ai ka arritur aty, pra në Babicë të Vlorës i shoqëruar me persona të cilët i njihte, që më pas e prenë në besë. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore vdekja e 25-vjaçarit dyshohet rreth orës 21.00 në mbrëmje.
Ngjarja është e qartë për autoritet, edhe pse nuk ka kamera sigurie në afërsi të rrugës hyrëse që mund të ndihmonin në zbardhjen e ngjarjes.
© SYRI.net