Me ekip kreativ deri te letërnjoftimet e reja pa ndryshime zyrtare të Ligjit për Letërnjoftime. Kështu u shpreh kryeministri Zoran Zaev duke shtuar se dy muaj është punuar rreth mënyrës se si të jepen letërnjoftimet e reja me emrin e ri kushtetues dhe me përdorimin e gjuhës shqipe.
Kreativiteti i shërbimeve juridike, kryesisht nga Ministria e Brendshme, së bashku me legjislacionin, përcaktuan se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është një bazë e mjaftueshme dhe vetë Kushtetuta e shtetit është bazë e mjaftueshme. Bazuar në nenet 13, 14 dhe 23 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u gjet formulim ligjor dhe falënderoj vërtet për këtë kreativitet shërbimet e ekspertëve në Ministrinë e Brendshme, këtu në Qeveri , kuvend, të gjithë ata që kanë gjetur një mënyrë”, pohoi Zoran Zaev, kryeministër.
Sipas Zaevit, nuk ka asgjë të diskutueshme në aktin nënligjor sepse është në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.
Nëse më parë gjendej ky kreativitet të shqyrtohen edhe zgjidhje të tjera ligjore që të thirren pikërisht në ato zgjidhje ligjore që japin mundësi për disa ligje sepse për herë të parë zbatohen, siç është ligji për përdorimin e gjuhëve, derisa nuk miratohen ligjet amë për një fushë të caktuar mund të gjenden zgjidhje të këtilla, dhe ja zgjidhja u gjet”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
Nga VMRO-ja opozitare deri në fillim të lajmeve nuk kishim qëndrim për kreativitetin e pushtetit.
Problemi me letërnjoftimet u shkaktua me ndryshimin e softuerit në MPB për shtypjen e letërnjoftimeve të reja me emrin e ri kushtetues dhe ligjit amë i cili duhej të mundësojë shtypjen e këtyre ekzemplarëve të bllokuara në Kuvend, kështu që të gjitha dokumentet personale duhej të shtypeshin me emrin e vjetër, Republika e Maqedonisë. Për ligjin e ri janë dorëzuar mbi 1500 amendamente kryesisht nga E Majta, pasi Besa kërkoi që në letërnjoftime të qëndrojë edhe përkatësia etnike e qytetarëve./Alsat