Osmani kritikoi Zvicrën për vaksinimin e mërgimtarëve, reagon Presidenca – ja si qëndron e vërteta

Presidenca e Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me deklarimet e të parës së shtetit në një medium zviceran.

Presidentja Vjosa Osmani, në një deklarim të saj për mediumin zviceran “Blick”, nuk e ka fajësuar Zvicrën për mërgimtarët tanë të infektuar me COVID-19, porse ka apeluar për vaksinimin e të gjithëve, thuhet në sqarim.

Për më tepër, Osmani ka theksuar se nuk është koha për akuza reciproke, porse për angazhim të përbashkët për vaksinim masiv të të gjithë qytetarëve në Zvicër, por edhe në Kosovë.

Image

Titulli origjinal i gazetës zvicerane blick.ch lidhur me intervistën e Presidentes, Vjosa Osmani. Nga gjermanishtja në shqip: Presidentja e Kosovës kritikon autoritetet zvicerane.

Presidenca e Kosovës konsideron se devijimi i deklarimit të presidentes Osmani vetëm sa i kontribuon negativisht angazhimit për vaksinim.

“Nxjerrja jashtë kontekstit e kësaj deklarate shkakton dëme edhe në kontekstin kosovar, teksa përballemi me rritjen e ndjeshme të rasteve të të infektuarve, fatkeqësisht edhe të vdekjeve, prandaj mesazhi i presidentes është fort i qartë: Vaksinimi shpëton jetë. Vaksinohuni, në Zvicër, në Kosovë, në gjithë botën! Të gjithë kemi të drejtë të informohemi dhe atë shpejt, por para se gjithash saktë”, thuhet në sqarimin e Presidencës.

Gazeta “Bota sot” transmetoi sot një intervistë të Presidentes Vjosa Osmani për blick.ch. Në pyetjen e gazetarit: A ndiheni fajtorë që të kthyerit nga Kosova e sollën virusin përsëri në Zvicër? Osmani u përgjigj: Ju flisni për emigrantët e Kosovës në Zvicër. Ata janë qytetarë të vendit tuaj të cilët do të duhej të vaksinoheshin në Zvicër.

Është detyrë e autoriteteve zvicerane të bindin njerëzit me rrënjë të huaja që të vaksinohen. Të gjithë këta njerëz duhet të ishin vaksinuar në Zvicër para se të udhëtonin në Kosovë. Ne kishim një nga nivelet më të ulëta të infeksionit deri në gusht dhe numri i infeksioneve u rrit ndjeshëm me mysafirët e pushimeve nga Zvicra dhe vendet e tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme