Kosova që nga 30 gushti ka mbetur pa ambasadorë në 12 shtete, kjo pasi ata që u shkarkuan në majin e këtij viti nga presidentja, Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, ende nuk janë zëvendësuar me diplomatë të rinj.
Demokracia.com brenda burimeve në MPJD ka mësuar emrat e disa prej të propozuarve për diplomatë të karrierës që kanë shkuar për ambasadorë/shefa të misioneve diplomatike.
Emrat e propozuar janë: Martin Berisha në Kroaci, Mehdi Halimi në Francë, Dren Doli në Holandë dhe Ilir Kapiti në Angli.
Kujtojmë se në maj të këtij viti, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla mori vendim për shkarkimin e 12 ambasadorëve të emëruar politik, kthimi i të cilëve tha se do të bëhet më 30 gusht, e që sipas saj do të bëhet dërgimi i diplomatëve të rinj, shkruan Demokracia.com.
Procedurat për emërimin e ambasadorëve të rinj parashohin që ministrja e Jashtme të dërgojë për miratim në qeveri propozimet të cilat pastaj i përcjellën Kuvendit të Kosovës, komisioni për Punë të Jashtme e bënë intervistimin dhe përgatit raportin për secilin prej tyre, të cilin më pas e dërgon në Presidencë.
Ndërsa emërimi i ambasadorëve bëhet me dekretin e presidentit të vendit.