SHBA i ka dhuruar Shqipërisë dronë ushtarakë për fluturime simuluese me ‘Sistemet Ajrore’ pa pilot.
Sistemet Ajrore ‘Puma’ iu dhuruan Forcave të Armatosura Shqiptare për batalionin e dytë të Këmbësorisë.
Ambasada Amerikane njofton se ushtarët e Gardës Kombëtare të New Jersey-t kanë kaluar javën duke ofruar mbështetje për ushtarakët shqiptarë për trajnimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të tilla.
Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane:
Anëtarë të Gardës Kombëtare të New Jersey udhëtuan në Shqipëri këtë javë për të kryer fluturime simuluese me Sistemet Ajrore pa pilot PUMA të sapoblera. PUMA-t iu dhanë Forcave të Armatosura Shqiptare si pjesë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Batalionit të dytë të Këmbësorisë. Ushtarët e Gardës Kombëtare të New Jersey kanë kaluar javën duke ofruar mbështetje për kolegët ushtarakë shqiptarë me inventarin, mirëmbajtjen dhe trajnime mbi pajisjet e reja. Një nga ushtarakët e Gardës Kombëtare të New Jersey, Togerja e Parë Collaku, ka lindur në Shqipëri dhe është transferuar në New Jersey kur ishte adoleshente. Ajo tani është Oficere e Ushtrisë dhe ky program partneriteti ndërmjet shteteve është veçanërisht domethënës për të, pasi kthehet në Shqipëri. #krahperkrah
Members of the New Jersey National Guard traveled to Albania this week to conduct simulation flights with the newly acquired PUMA Unmanned Aerial Systems (UAS). The PUMAs were provided to the Albanian Armed Forces as part of the United States support of the 2nd Infantry Battalion. The New Jersey National Guard soldiers have spent the week providing support to our Albanian military colleagues with inventory, maintenance, and training on the new equipment. One of the New Jersey National Guard soldiers, First Lieutenant Collaku, was born in Albania and moved to New Jersey as a teenager. She is now an Army Officer and this state partnership program is especially meaningful for her to return to Albania. #krahperkrah