Prishtina përsëri ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë Petar Petkoviç, drejtor i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë, ndërsa lidhur me këtë kjo zyrë ka theksuar se “është e qartë se bëhet fjalë për shkelje flagrante të lirisë së lëvizjes rreth vizitave të zyrtarëve”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.
Në kumtesën e lëshuar nga kjo zyrë thuhet se kjo ndalesë është sjellja jo e drejtë e Prishtinës, do të jenë gjithsesi temë bisede në Bruksel, aq më parë kur vizita ishte e paralajmëruar në bazë të marrëveshjes.
“Është e qartë se para terminit të rregullt të fushatës parazgjedhore që zakonisht zhvillohet në shpinë të popullit serb ka nis veprimet, kjo është hera e tretë që i ndalohet hyrja drejtorit të zyrës në prag të bisedimeve të reja që mbahen javën që vjen në Bruksel, gjë që dëshmon mosgatishmërinë e Prishtinës për normalizimin e raporteve me Beogradin” thuhet në kumtesë.
Më herët Petkoviçit i ishte pamundësuar të dorëzojë ndihma për shtëpitë e meremetuara dhe vizitën të riut Luka Dimitrijeviç nga Graçanica.
“Është i pabazuar arsyetimi i Prishtinës se kjo ndodhi si shkak i vendosjes se themelit të Universitetit në Mitrovicë në vizitën e fundit, sepse nuk ka mënyrë që ndalon Beogradin zyrtar të ndihmojë popullin e vetë” thuhet në kumtesën e kësaj zyre.
“Këtë të drejtë nuk mundet askush të na e marr” thuhet në fund të kumtesës.