Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot konfirmoi se një i punësuar në Ministri, i cili momentalisht është dërguar në Misionin tonë të OSBE-së në Vjenë, është arrestuar në Republikën e Serbisë më 27 gusht të vitit 2021.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë e ka njoftuar zyrtarisht Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Beograd. Sipas njoftimit, gjykata kompetente në Serbi ka shqiptuar arrest ekstradimi në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar për vepër për të cilën ai akuzohet se e ka kryer gjatë një udhëtimi të tij privat jashtë vendit”, informojnë nga MPJ-ja.
Marrëdhënia e punës e të punësuarit të arrestuar, sipas MPJ-së, do të jetë e ngrirë derisa të zgjidhet rasti.