“Institucionet dhe bartësit e funksioneve politike në Kosovë në fund duhet të bartin përgjegjësi për shkak të prolongimeve dhe të obstruksioneve politike që vazhdimisht i imponojnë përmes partive politike opozitare për të margjinalizuar dialogun e Brukselit”, ka thënë Simiq për agjencinë serbe të lajmeve Beta.
Sipas fjalëve të tij, qëllimet e këqija duhet të largohen dhe BE si ndërmjetës në dialogun Beograd – Prishtinë duhet të reagojë.
“Kohë nuk ka më. Duam bashkëpunim të hapët e të sinqertë përmes punës së përbashkët dhe nxjerrjen e dekretit për formimin AKS-së dhe respektimin e asaj që është nënshkruar në Bruksel. Si dhe respektimin e asaj që është nënshkruar me partnerët e koalicionit me rastin e formimit ë Qeverisë së Kosovës”, ka thënë i Listës Srpska.
Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës është bërë me marrëveshje koalicioni që parasheh formimin e AKS-së që sipas tij, është dashur të themelohej kaherë.
“Në koordinim me Qeverinë tonë, kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe me drejtorin e Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq, do të ndërmarrim të gjithë hapat politikë kur bëhet fjalë për procesin që është bazë e Marrëveshjes së Brukselit, marrëveshjes për formimin e AKS-së, që do të bëhet në festën e Stretenjes sivjet”, ka thënë Simiq.