Dy vjet nga ikja masive e kosovarëve drejt Evropës (Foto)

Dhjetori i vitit 2014 shënoi largimin më të madh të qytetarëve kosovar nga Kosova. I madh e i vogël çdo natë ia mësynin stacionit të Autobusëve në Prishtinë, ku çdo natë dhjetëra autobusë niseshin në drejtim të Beogradit e me pas shpërndaheshin në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

 

Ndonëse, nuk ka statistika të sakta se sa veta e patën lëshuar vendin gjatë asaj kohe jo zyrtarisht thuhej të jenë mbi 100 mijë persona, raporton Indeksonline.

I sapo zgjedhur në krye të qeverise, kryeministri Isa Mustafa ishte kritikuar për qasjen ndaj këtij fenomeni pasi kishte thënë se njerëzit qe po ikën kishin me vete telefona të shtrenjtë. Poashtu partitë opozitare këtë fenomen e ndërlidhnin me krijimin e koalicionit qendror PDK- LDK qe sipas opozitarëve ky koalicion ia kishte humbur shpresat qytetarëve për ndryshime.

Së paku dy persona ishte raportuar se kishin vdekur në Hungari teksa synonin të realizonin ëndrrën e tyre për një jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Pikërisht, ky eksod sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian ishte bërë shkas qe kosovarëve tu shtyhet heqja e liberalizimit të vizave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme