Informacionet e fundit flasin se për zgjedhjet lokale është arritur marrëveshje që në 5 komuna AAA të ketë kandidat për kryetar, në 8 komuna do të garojë ASH-ja dhe në 3 komuna do të ketë kandidat jopartiak të përbashkët.
Në aspekt të bartësve, AAA do të ketë bartës në 9 lista të kandidatëve për këshilltarë komunal, ndërsa ASH-ja në 11 komuna. AAA e ka Çairin me kandidat Bekim Sali, Likovën me kandidat Arsim Idrizi, Studeniçanin me kandidatin Fatmir Ejupi, Kërçovën me kandidatin Mazllam Osmani dhe Dollnenin me kandidat Samedin Imeri.
ASH-ja do ta ketë Gostivarin, Dibrën, Bogovinën, Vrapçishtin, Sarajin, Haraçinën, Strugën, Kumanovën dhe Bërvenicën. Të përbashkët janë Tearca, Zhelina dhe Tetova.