Tetovë: Zjarri kaploi krejt objektin për 5 minuta, ka edhe trupa që nuk mund të identifikohen

Koordinatori i qendrës për trajtimin e COVID në Tetovë, Gëzim Nuredini, deklaroi se ngjarja e mbrëmshme me shpërthimin e zjarrit në këtë qendër ndodhi shumë shpejt dhe të punësuarit aty janë munduar që brenda pak minutash të shpëtojnë sa më shumë persona që kanë mundur.

“Rreth orës 21:00 ndodhi rasti dje, të punësuarit kanë parë një farë zjarri dhe njëkohësisht ka pasur edhe tym. Menjëherë kanë intervenuar te shërbimi i zjarrfikësve. Zjarri ka filluar të përhapet me vrull të madh dhe e kanë parë të arsyeshme që t’i evakuojnë të hospitalizuarit dhe kanë kërkuar ndihmë. Krejt këto ngjarje kanë ndodhur për pesë minuta, në një hapësire me 24 pacientë të oksigjenuar. Fati ka qenë që të shpëtohen vetëm 12 persona, e 14 të tjerë nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Ai po ashtu për Klan Kosova njoftoi se në mesin e viktimave janë edhe dy civilë, pra jo pacientë, për të cilët nuk e dinë ende se a janë familjarë të të hospitalizuarve apo dikush që ka dashur të ndihmojë, duke thënë se trupat e tyre i kanë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjorë në Shkup për t’i identifikuar dhe t’ua dërgojnë familjarëve.

“Zjarri për një kohë të shkurtër e ka kapluar krejt objektin. Për disa minuta e ka kall gjithë objektin dhe ka edhe të djegur që nuk mund të identifikohen dhe i kemi dërguar në IML”.

Ndërkaq në lidhje me çështjen e objektit dhe se si ka ardhur deri tek flakët, Nuredini tha se i është premtuar ekspertiza dhe se për pesë ditë do t’u japin informata të hollësishme rreth çdo detaji te incidentit dhe nëse ka përgjegjësi si objekt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme