Sulmohet Tyrbja e Bajraktarit në Gazimestan, digjen disa mbulesa mbi varre

Tyrbja e Bajraktarit, e cila gjendet në të dalë të qytetit të Prishtinës në drejtim të Vushtrrisë është sulmuar nga persona të panjohur deri më tani. ​Këtë për GazetaMetro.net, e kanë konfirmuar jozyrtarisht edhe brenda Policisë së Kosovës.

Tyrbja e Bajraktarit gjendet afër monumentit të Gazemestanit. Objekti është nën mbikqyrjen e një kompanie të sigurimit, por siç edhe konfirmon ky burim nga Policia, në momentin e incidentit nuk ka qenë asnjë person prezent.

Mësohet se sulmuesit kanë thyer derën dhe kanë djegur disa mbulesa mbi varre.

Policia konfirmon se nuk ka dëme të tjera dhe rasti është duke u hetuar.

Dhe ky nuk është rasti i parë ku sulmohet një Tyrbe dhe objekte të tjera të ngjashme të kultit që mohohen nga rrymat ekstreme të islamit, shkruan Gazeta Metro.

Tyrbja e Bajraktarit gjendet në rrafshnaltën e quajtur Mazgit dhe i përket shek. XIV. Në rrafshnaltë përpos Tyrbes së Bajraktarit gjendet edhe një numër i varreve turke.

Thuhet të jetë ndërtuar për bajraktarin e Sulltan Muratit, të quajtur Mestan, të nderuar me titullin e dëshmorit (në gjuhën turke Gazi), sipas të cilit edhe e ka marrë emrin kjo tyrbe. Tyrbja i takon tipit të mbyllur të tyrbeve një hapësinore të mbuluara me kupolë.

Ka bazë tetëkëndëshe me mure të punuara prej gurëve të papërpunuar. Murosja me gurë përfundon aty ku fillon formimi i tamburit të verbër gjashtëmbëdhjetëfaqësh dhe theksohet me një kurorë gurësh të përpunuar. Edhe nga ana e brendshme murosja mbaron me një kurorë karakteristike me bazë në formë rrethore dhe me profil oval nga terakota. Mbi kurorë është i vendosur tamburi.

Vëllimi i tyrbes është shprehje e kompozimit gradual mes trupave të thjeshtë gjeometrikë, nga tetëkëndëshi në planimetri në gjashtëmbëdhjetëkëndësh në tambur, duke u bashkuar të gjitha këto në kupolën e cila dominon tërë këtë kompozicion arkitektonik. Tyrbja nuk ka elemente dekorative, përpos profileve të hapjeve, derës dhe katër dritareve me gurë të përpunuar. I tërë objekti, brenda dhe jashtë, është i suvatuar dhe i ngjyrosur me gëlqere, ndërsa kupola është e mbuluar me plumb. /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme