Një ditë pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ish-kreu i kësaj partie, Sali Berisha, u prit me lule nga një grup simpatizantësh në momentin që ai po zbriste nga makina për t’u futur në Kuvend, ku sot mbahet seanca e parë e këtij legjislacioni.
Ndërkohë, Berisha akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se është përfshirë në “pazare të fëlliqura” me Edi Ramën.
Edhe pasi doli nga Kuvendi, Berisha përshëndeti mijëra simpatizantë që ishin mbledhur për të kundërshtuar vendimin e Bashës.
Pa dyshim që nuk mungonin thirrjet e simpatizantëve ku mes tyre dëgjohej një djalë duke thënë: “Ne vdesim për ty”.
Ndërsa në krahun tjetër Lulzim Basha ka dalë nga ana tjetër e Kuvendit me kokën e ulur.
© SYRI.net