Partia e mbështeti, por Zaevi asnjë koment për dorëheqjen e Filipçes

Zjarri tragjik i 8 shtatorit në Qendrën Kovid në Tetovë, që ia mori jetën 14 personave, ishte “ndër ngjarjet më të rënda që kam përjetuar”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ofroi dorëheqjen.

Tha se dorëheqjen e ka dorëzuar edhe me shkrim deri te kryeministri dhe lideri i partisë nga ku vjen Filipçe, Zoran Zaev.

Por, Zaev deri në këto moment nuk ka dhënë asnjë koment për dorëheqjen e Filipçes, duke lënë të papërgjigjura pyetjet:

Kur do të shqyrtohet dorëheqja dhe a do të pranohet e njëjta?

Dorëheqje si shenjë përgjegjësie morale, kanë dhënë edhe tre udhëheqës të tjerë shëndetësor. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani dhe dy drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi, transmeton TV21.

Partia që udhëhiqet nga Zaev, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka përshëndetur që të katërtat dorëheqje, por Qeveria pa paralajmërim se kur do të shqyrtojë të njëjtën.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme