VIDEO/ E gjurmuan tërë natën në pyll derisa e kapën, policët i vënë prangat vrasësit, ish-burrit të Sabrinës

U kap dhe u arrestua nga Policia e Fierit, autori i vrasjes së ish-bashkëshortes në fshatin Zhupan mbrëmjen e djeshme.

Policia e Fierit tha se pas 3 orë ndjekjesh në kushte të vështira për shkak të errësirës dhe rrezikshmërisë që kishte ky person pasi ishte i armatosur, u kap në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan bashkë me armën e krimit.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zhupan, në banesën e ish-vjehrrit, Elton Metaj ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij S. B., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe organizuan punën për kapjen e autorit i cili ishte larguar nga vendngjarja me një motomjet.

Pas 3 orësh ndjekje, nga strukturat e DVP Fier, Forca Operacionale, Forca e Posacme “Shqiponja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim dhe me 2 grupe të FNSH Fier, falë veprimeve të shpejta, të mirëorganizuara dhe profesionale, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, bashkë me armën e krimit automatik dhe motomjetin me të cilin u largua nga vendngjarja.

31-Vjeçari Elton Metaj nga fshati Peshtan akuzohet për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ai rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje” . Dosja e tij i kalon Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Image

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme