Ra nga kangjellat e hotelit ,kush është 28 vjeçari që humbi jetën në Tiranë?!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Tiranë ku një 28 vjeçar ka rënë nga lartësia e një hoteli në Tiranë dhe si pasojë ka humbur jetën.

Viktima është i riu Ajdin Mustafi, 28-vjeç , i cili po qëndronte si klient në hotel dhe në momentin që ai ka qenë i mbështetur në hekurat e ballkonit në hotel ato janë këputur dhe ai ka rënë duke humbur jetën.

I riu ishte shqiptar i Maqedonisë së Veriut dhe kishte dy ditë që kishte ardhur në Shqipëri nga Zvicra.

Ai kishte edhe shtetësi shqiptare dhe zvicerane dhe punonte në një kompani transporti kosovare, e cila merret me transport asfalti dhe materialesh të tjera.

Ndërkohë përmes postimeve në Facebook miqtë e tij prekin me fjalët të të riun.

”Ikja jote e hershme ësht e rënd për të gjith. Do të mbeshtesh përgjithmon ni shok i zemrës, ni koleg i dashur dhe ni punonjës shëmbullor. Allahu te mëshiroft Ajdin. Ngushllime familjes Mustafi”, thuhet në një postim.