Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, në një intervistë për mediumin kroat ‘Jutarnji’ e ka gozhduar me kritika presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, politikën e të cilit e ka vlerësuar përtej atë të Kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviç.
“Ai e ka tejkaluar Millosheviçin dhe është në gjendje të arrijë gjithçka që Millosheviçi nuk e bëri. Për Beogradin, Mali i Zi do të ishte kompensimi i vetëm real në pamundësi që ta marrë Kosovën”, ka thënë Gjukanoviq, shkruan Gazeta Express.
Më poshtë, i pari i Malit të Zi ka thënë se Vuçiç po e përdor për zvarritje politike pretekstin se ka presion që ta njohë Kosovën.
Lidhur me zhvillimet në Cetinje, Gjukanoviç tha se “linja e komandës së ofensivës në Cetinje dhe Malin e Zi, të paktën sot, ndoshta është bërë e qartë”.