Qentë endacak janë rojet e vetme të aeroportit të Gjakovës.
Mbi 30 milionë euro investime nga KFOR-i italian, prej të cilave rreth 9 milionë euro pajisje i janë lënë në përkujdesje të këtyre kafshëve, raporton Klan Kosova.
Kryeshefja e aeroportit, Vlora Gojani, është e sigurt se ky problem me rojat e sigurimit do të zgjidhet shumë shpejt.
Megjithatë, gjatë ditës së martë, nuk kishte asnjë pjesëtarë të policisë e as nuk kishte fluturake të KFOR-it mbi këtë objekt të rëndësisë së veçantë. Gojani mungesën e tyre e arsyetoi me pushimin e festave.
Edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka informata që shumë shpejt do të gjendet zgjidhje për këtë problem.
Kusari edhe më herët ka bërë thirrje që ky aeroport të rifunksionalizohet e të mund të përdorej për nevoja të ndryshme.