Edhe përkundër humbjet së betejës ndaj Donald Trumpit, Hillary Clinton ka vendosur që të marrë pjesë në ngjarjen e 20 janarit për shkak të respektit ndaj procesit demokratik amerikan, shkruan “New York Magazine”.
Dy burime të sigurta i kanë thënë revistës se zonja Clinton dhe ish-presidenti Bill Clinton po planifikojnë që të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit të 58-të të vendit, transmeton Koha.net.
Kjo është konfirmuar për CNN edhe nga një ndihmës i familjes Clinton, pas lajmit se edhe ish-presidenti President George W. Bush dhe Laura Bush do të jenë prezentë në ceremoni.