Në kufi me parkun e Divjakës është projektuar të ngrihet një resort turistik 3300 metra katrorë. Bëhet fjalë për një resort të përmasave të mëdha, i cili do ndërtohet nga biznesmeni i njohur kosovar Behgjet Pacolli.
Në faqen zyrtare në internet të kompanisë “Mabetex” është bërë publik projekti, bashkë me fotot se si do të jetë dhe hapësirën që do të zë. Sipas projektit, resorti gjigand do të ndërtohet ne kufi me Parkun Divjakë-Karavasta./Gazeta24