Pedagogu i njohur dhe filozofi Nezir Kraki reagoi pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Prishtinë. Sipas tij, strategjia e Edi Ramës është shkrirja brenda një strukture serbizuese.
POSTIMI I KRAKIT
Sipas Edi Ramës, Shqipëria e madhe apo bashkimi Kosovë-Shqipëri mbetet ide e frikshme për Evropën…
Ky është në fakt argumenti kryesor i Edi Ramës për Ballkanin e Hapur që realisht është Ballkani serb. Argumenti tjetër i tij është ‘harrimi’. Kërkesa që shqiptaret duhet ta harrojnë historinë në favor të paqes derisa serbët të tashmen dhe të ardhmen e bazojnë në histori, dhe atë fiktive.
Me fjalë të tjera, strategjia kombëtare shqiptare është shkrirja brenda një strukture serbizuese, ekonomikisht dhe politikisht.
Nejse… Asgjë e çuditshme kur e mendon se kush ia ka sqaru Kosovën Edit këto 10 vitet e fundit.