Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka shfaqur probleme shëndetësore dhe mjekët i kanë rekomanduar pushim.
Lajmi konfirmohet nga këshilltarja e tij, Suzana Vasiljeviç, e cila thotë se presidenti ka shtyrë të gjitha takimet për sot.
Nesër në Beograd mbërrin Presidentja e KE, Ursula von der Leyen në një vizitë 2-ditore në Serbi si pjesë e turit të vizitës në Ballkanin Perëndimor.
“Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull, dhe Ursula von der Layen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punës në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj ne shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosova, kështu që ai duhej të ndalej. Kështu që ne vendosëm, domethënë mjekët i sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim,” tha këshilltarja Vasiljeviç.