Gazetari Agim Baçi i ftuar në emisionin “Log.” teksa diskutohet për gjendjen aktuale të Partisë Demokratike ka deklaruar se të gjithë deputetët dhe figurat e kësaj partie duhet të tregojnë veten se çfarë mbështesin.
Sipas Baçit, deputetët demokratë që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha duhet të përgjigjen nëse e besojnë atë kur thotë se Basha ka një marrëveshje me Ramën. Baçi argumenton se mbështetësit e Berishës kanë bashkëpunuar me Bashën prej kohësh dhe duhet t’i kenë ditur lëvizjet e tij nëse ka pasur marrëveshje me Edi Ramën.
“Nëse Berisha thotë se ka një marrëveshje mes Bashës dhe Ramës, për emrat që janë mbështetës të Berishës, duhet të përgjigjen janë apo nuk janë këto të vërteta. Se duhet të thonë i mbështesin apo jo fjalët që ai thotë. Kanë nevojë për tu përgjigjur. Ka bërë akuza të ashpra ekstreme. Në një takim të tillë me këto njerëz, kanë nevojë të tregojnë qëndrimin e tyre. Akuzat e Berishës për marrëveshjen e besojnë apo jo? Kaq i fshehtë ka qenë Basha?” tha Baçi. /abcnews.al/